Tash e disa muaj, Morena Taraku po jeton në Stamboll të Turqisë.
Këngëtarja/modelja e njohur shqiptare, së fundi realizoi edhe një klip atje për këngën “Femnat” në bashkëpunim me DJ DAGZ dhe DJ PM, i cili pritet të publikohet në fund të këtij muaji, saktësisht më 30 maj.
Përveç kësaj, Morena sapo zbuloi një super-lajm përmes llogarisë së saj në Instagram.
Ajo do të jetë pjesë e një filmi turk…
Morena nuk ka dhënë detaje të tjera se për çfarë filmi bëhet fjalë apo kur do të nisin xhirimet, megjithatë, ky lajm po që është një sukses për të./Prive.al