Nga reperët e rinj, Mozzik veçon këtë emër (FOTO)

By

Vetë arriti të depërtojë rreth katër vite më parë në një terren aspak të lehtë në skenën muzikore shqiptare.

E duket se ky fakt e ka bërë Mozzik që të jetë përkrahës ndaj artistëve të rinjë që synojnë famën.

Ndryshe prej shumë kolegëve që kanë hatërmbetje e inate me të tjerët, Mozzik pa komplekse, në vazhdimësi i jep përkrahjen e tij një artisti.

Fjala është për reperin e ri Nushi, i cili ka rreth një vit që ka debutuar profesionalisht në skenë por që përgjatë kësaj kohe relativisht të shkurtër ka arritur të korrë suksese solide.

Ka qenë Mozzik ai i cili ka shpërndarë në profilin e tij në InstaStory pjesë nga nje ‘freestyle’ të Nushit.

Kujtojmë se sa i përket projekteve të reja, Nushi shumë shpejt do të sjellë një këngë të re e cila do ketë tematikë dashurinë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm