Rita Ora mund të mos jetë “Becky with the good hair”, të cilës Beyonce i këndon në njërën nga këngët e saje u supozua se ishte Ora ajo me të cilën Jay Z tradhtoi, por Rita është inspiruar shumë nga Beyonce në mbrëmjen e Met Gala.]
Këngëtarja 27 vjeçare, është shfaqur në shkallët e Metropolitan Museum of Arts të hënën mbrëma, e veshur e tëra në të zeza në një veshje të punuar nga Prada, dhe aksesori i vendosur në kokë nga rita, i ngjante shumë pamjes së Beyonce në paraqitjen e saj në Grammy Awards në vitin 2017-të.
“Floktari im e ka bërë këtë kurorë në vetëm tri ditë. Ai e ka bërë vet dhe kam vendosur ta bë në minutën e fundit”, ka thënë Rita për revistën Vogue, transmeton Prive.
Ironikisht, ngjashmëria e Ritës me Beyonce vjen vetëm një ditë pasi Rita ka thënë për gazetën The Sunday Times, se ajo s’kishte të bënte asgjë me skandalin e tradhtisë së Jay Z, që shokoi botën. /Prive.al