Javën e kaluar mbeti duarthatë meqenëse ishte vetë ajo që rezervoi dhurata për mysafirin, Lorik Canën.
Nga ky i fundit, fatkeqsisht prezantuesja Luana Vjollca nuk mori as atë që shpresonte dhe e donte, një ‘follow’ në Instagram.
Por, një situatë diametralisht tjetër është paraqitur sot. Bukuroshja ka pasur përkrah kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në një intervistë të realizuar për maratonën e së dielës.
E i pari i kryeqytetit shqiptar prezantueses Vjollca i ka dhënë edhe një dhuratë, që normalisht lidhet me Tiranën, kryetar i së cilës është tash e disa muaj.
Luana, mirënjohëse për respektin, e ka falemnderuar edhe në rrjete sociale Erionin për dhuratën e bërë. /PRIVE.AL/