Pamja e saj ikonike, është një bionde me flokë tejet të gjata.
Ndryshe e kemi të pamundur ta imagjinojmë këngëtaren e moderatoren shqiptare Luana Vjollca, e cila ka nisur edhe sezonin e dytë të emisionit të saj “Shiko kush Luan”.
Por meqë ka nisur një rutinë të re, ka shumë gjasa që ajo të paraqitet edhe me një pamje të re.
Vjollca ka publikuar në profilin e saj në Instagram një fotografi nga floktari ku shfaqet me copëza folie alumini në kokë.
Bionde apo Brune ka qenë sondazhi që ka nxjerrë Luana në Instagram, ku me shumicë votash ka fituar opsioni bionde!
E ne po presim deri në fund për ta parë rezultatin e ngjyrës së flokëve të moderatores. /Prive.al