‘Meant to be’ është kënga e fundit që solli këngëtarja Bebe Rexha me Florida Georgia Line. Ky projekt vazhdon të jetë një super sukses për Rexhën e cila ka kryesuar top lista të rëndësishme në botë.
Por, repertorit të saj nesër i shtohet një tjetër videoklip. Është fjala për këngën ‘Home’ e cila vjen në bashkëpunim me Machine Gun Kelly dhe X Ambassadors.
Ky produksion është kolonë zanore në filmin e Will Smith, ‘Bright’.
Albumi muzikor i këtij filmi tashmë është në shitje në të gjitha platformat online./Prive.al