Çmimet Kult në Shqipëri: Zbulohen emrat e fituesve

By

Mbrëmjen e kaluar është mbajtur eventi i përvitshëm i Çmimeve KULT në Shqipëri, i cili shpërblen me çmime të gjitha fushat e artit shqiptar, si dhe përzgjedh artistët më të mirë në secilën kategori, nga dhjetëra nominime të kryera.

Çmimet KULT kanë trembëdhjetë vjet që zgjedhin më të mirët artistë në aktrim, këngë, balet, përkthim librash etj., dhe këtë vit, ceremonia u mbajt në sallën e Koncerteve të Katedrales Ortodokse, në Tiranë.

Emra të shumtë të artit dhe kulturës shqiptare ishin pjesë e eventit madhështor të ndarjes së Çmimeve Kult. Leonard Bombaj dhe Vikena Kamenica ishin nikoqirë të mbrëmjes, dhe disa nga fituesit e çmimeve prestigjioze ishin artistët, si në listën e mëposhtme:

Kënga e Vitit
Alban Skënderaj

Aktori i Vitit
Bujar Asqeriu

Regjia e Vitit
Altin Basha

Artisti Pamor i Vitit
Bashkim Ahmeti

Balerini i Vitit
Ervis Nallbani

Instumentisti i Vitit
Jonian Kadisha

Interpretuesi lirik i Vitit
Vikena Kamenica

 

Artikuj të ngjashëm