Nënë që disa muaj, Anjeza Shahini zbulon fytyrën e bebes për herë të parë

By

Ajo është e martuar me një diplomat nga Britania e Madhe me emrin Edward Connolly prej tri vitesh, ndërsa çifti tani është bekuar edhe me një vajzë.

Këngëtarja Anjeza Shahini u bë nënë për herë të parë më 8 mars të këtij viti, kur së bashku me bashkëshortin Paul Connolly kur në jetë erdhi vajza e tyre, të cilën e kanë pagëzuar me një emër tipik britanik Victoria Kelis Connolly.

Si përherë me jetën e saj private, edhe me vajzën mami Anjeza e ka mbajtur gjithnjë larg syve dhe vëmendjes së publikut, duke u kujdesur të mos publikojë imazhe të së voglës në rrjete sociale.

Por ditën e djeshme ajo ka bërë një përjashtim dhe ka postuar një foto të vogëlushes. Tori tashmë 4 muajshe ka bërë një vizitë në kopshtin Zoologjik me mamin.

”Vizita e parë e Torit në kopshtin Zoologjik”- shkruan Anjeza përbri fotos duke na njohur më në fund me portretin e ëmbël të së voglës. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm