“Fem Fest”, një festival për gruan shqiptare ka çelur siparin e shfaqejeve artistike të edicionit që vjen në Tiranë për herë të parë dhe jo pa qëllim, por për të dhënë idenë e një 8 Marsi ndryshe.
Ky festival vjen me synimin për sensibilizimin e grave dhe për të ndryshuar edhe realitete të trishta në jetën e tyre.
Nëna e Rita Orës, Vera Ora që është psikiatre me profesion ishte e pranishme në festival. Ky fakt e bëri krenare tej mase këngëtaren me famë botërore e cila i dedikoi edhe një postim nënës së saj në Instagram.
“Krenare për nënën time Vera Ora, që po jep kontributin dhe po mbështet ‘FemFest’ një festival për të drejtat e grave në Shqipëri, inspirimi im tani dhe përgjithmonë”, ka shkruar Rita.
“Femfest” është ndërtuar me një platformë shfaqjesh mbresëlënëse, debatesh, këngë, muzikë, ekspozitë, sfilata dhe një protestë këpucësh të kuqe. Pjesë e festivalit që nisi mbrëmjen e djeshme dhe do të vijojë deri në 8 Mars do të jenë artiste, aktiviste, shkrimtare, politikane dhe këngëtare të cilat nëpërmjet zhanreve të ndryshme të artit do t’u japin zë edhe problemeve që nuk fliten, apo atyre që nuk dëgjohen. Të ardhurat e mbledhura nga biletat do të shkojnë për 4 bursa studimi për studentet më të mira të Universitetit të Arteve. /Prive.al