Nëna e Noizyt agjëron për herë të parë

By

Muaj më parë u zbulua detaji shumë interesant nga familja e reperit Rigels Rajku që është në aspektin religjioz një përzierje e fesë katolike dhe asaj myslimane.

Babai i reperit bashkë me motrën e tij i përkasin besimit islam kurse vetë Noizy dhe nëna e tij janë katolik.

Pavarësisht këtij fakti, në një frymë tolerance religjioze, sot nëna e reperit me gjasë për t’u ndjerë në lëkurën e agjëruesve, ka vendosur të agjërojë.

Këtë e ka treguar Noizy në Snapchat ku ka shfaqur të ëmën në pritje të vaktit të Iftarit.

Ndryshe, reperi shpeshherë ka shtruar darka për komunitetin mysliman teksa edhe në intervista ka shprehur gjithnjë admirimin dhe respektin për islamin. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm