Një muaj më parë, tetë Motrat Mustafa publikuan këngën dedikuar nënës së tyre me titull “Qika e nanës”.
Ky projekt ishte mollë sherri mes Motrave Mustafa dhe Shyhrete Behlulit, pasi fajësonin njëra-tjetrën për vjedhje të idesë së kësaj kënge.
Sidoqoftë, “Qika e nanës” arriti të marrë afër shtatë miliona klikime në YouTube madje qëndroi në vendin e parë në top-lista në vende të ndryshme, për disa javë radhazi.
Së fundmi, Motrat Mustafa kanë publikuar një fotografi të cilën nuk e kemi parë më herët.
Ato shihen bashkë me nënën në studion e Virusit veçse mungonte vetëm njëra motër./Prive.al