Gjatë muajit tetor të vitit të kaluar, ai i dha fund beqarisë së tij duke kurorëzuar fejesën prej kohësh me partneren Qëndresen.
Moderatori i njohur kosovar Labinot Gashi, organizoi një dasmë madhështore për martesën e tij e cila hyn në kategorinë e dasmave më VIP shqiptare.
E tani ai e bashkëshortja po presin një bebe dhe ndonëse lajmin e pritjes së ëmbël Gashi e kishte dhënë muaj më parë, ai tani ka treguar gjininë e foshnjës së tij.
Gashi dhe Qëndresa po presin një vajzë e këtë moderatori kosovar e ka zbuluar përmes një postimi në Instagram.
“Unë dhe këto të dyjat”, duke e drejtuar kamerën e telefonit kah bashkëshortja, së cilës i vërehet qartë barku i rrumbullakosur që po ashtu, na e bën me dije se ardhja e vogëlushes në jetë është shumë afër.
Më poshtë, mund të ndiqni një kronikë të emisionit Prive, nga dasma e moderatorit të njohur, që mblodhi pranë vetes shumë emra të njohur të artit kosovar. /Prive.al