Këngëtarja e njohur, Ronela Hajati, jo pak herë në media ka folur për jetën e saj private e sidomos për familjen.
E sot pikërisht këngëtarja në nëntë vjetorin e vdekjes së babait, zgjodhi të shkruante disa fjalë mjaft përlotëse në kujtim të tij.
Përmes një postimi të shpërndarë për ndjekësit e saj, Ronela u shpreh:
“Nëntë vite pa ty babush! Tani vitet po bëhen thjesht numër, po sa na mungon ti e di sepse je me ne çdo ditë”.
Më poshtë mund të shihni postimin e saj të plotë. /Prive.al