Në përvjetorin e tyre, Justin ndan për Hailey fjalët më të veçanta ndonjëherë

By

Justin dhe Hailey Bieber festojnë sot 5 vjetorin e martesës.

Në këtë datë të veçantë për çiftin, nuk kanë munguar fjalët e bukura për njëri tjetrin, sidomos të Justin.

Në një kolazh fotosh të tyre të publikuara në Instagram, Justin ndau fjalët më të veçanta për Hailey.

“Për më të shtrenjtën, e dashura ime. 5 vite. Më ke pushtuar zemrën. Unë e di nga thellësia e shpirtit tim deri në kockat e mia se ky udhëtim me ju vetëm do të tejkalojë pritjet tona më të egra. Pra, le të vazhdojmë të ëndërrojmë. Gëzuar përgjithmonë. Të dua me çdo fije të qenies sime. Gëzuar 5 vjetorin”.

Së fundi dyshja janë përfolur se janë në pritje të fëmijës së parë. Megjithatë, as Hailey dhe as Justin nuk kanë konfirmuar apo folur për spekulime të tilla. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm