Sot kur janë mbushur gjashtë vite nga momenti kur Mona, nëna e këngëtareve Adelina e Zanfina Ismaili ndërroi jetë, të dy këngëtaret kanë bërë një dedikim prekës në përvjetorin e vdekjes së nënës së tyre.
Përmes rrjeteve sociale, Adelina e Zanfina kanë përlotur me fjalët e saj.
“Gjashtë vite pa ty mami. Asgjë nuk është e njejtë pa ty, na mungon çdo ditë e më shumë,” shkroi fjalët prekëse Adelina përmes një postimi.
“Gjashtë vite pa ty, gjashtë jetë, gjashtë shekuj, me mall që nuk shuhet. Nuk mjaftojnë kujtimet, nuk mjaftojnë fotografitë, nuk mjafton të mendoj e të paramendoj tërë kohën qysh ka qenë kur je kan këtu. Zanin ta kom harru e sa herë të përmendi kot munohna me kujtu. Sa ma e mirë paska qenë bota kur je kan ti këtu. Kom menu që gjith kom me t’pas. Veq edhe një herë me mujt me t’perqaf e me t’i thon krejt çka kom dasht,” e mbylli postimin e saj me fjalët më prekëse Zanfina. /Prive.al
.