Florian Kondi ose siç e njohin dhe e duan publiku Dr. Flori sot do të festonte ditëlindjen.
Roland Hysi dhe Armir Shahini kanë bërë një dedikim prekës për të ndjerin duke e kujtuar si gjithmonë, të pavdekshëm.
“Thonë: ‘Një foto vlen sa një mijë fjalë’.
Nuk e di nëse një mijë fjalë do të ishin mjaft, por edhe nëse do të ishin, boshllëku mbetet e s’kam ç’bëj tjetër veçse të shoh foton e të kujtoj të gjitha ato momente të jetuara, të cilat sigurisht ua kalojnë fjalëve.
Në kujtim të Floran Kondit, i njohur si Dr. Flori
28 shkurt 1979 – 17 nëntor 2014”- shkruhet në postim ku është ndarë edhe një foto e shkrepur kaherë. /Prive.al