Këngëtarja Dua Lipa, ndodhet në Paris ku mbrëmjen e kaluar performoi në një darkë të shtruar nga marka e njohur e stolive, Cartier.
Lipa në kryeqytetin Francez shkoi e shoqëruar nga i dashuri i saj, Isaac Carew me të cilin e ka kaluar pjesën tjetër të natës.
Duket që dashuria e çiftit është shumë e fortë, ngase ata të dy u ribashkuan pas një ndarjeje goxha të gjatë.
Ajo u rikthye në krahët e tij pasi u nda me këngëtarin e LAMY, Paul Klein, e tani çifti u shfaqën në rrjete sociale më të lumtur se kurrë.
Dua ka publikuar në Instagramin e saj një video, ku shihet duke ndarë puthje pasionante me të dashurin e saj. /Prive.al