U vu para një pyetjeje shumë të vështirë në emisionin “Shiko Kush Luan” në Top Channel.
Këngëtarja e famshme e muzikës popullore, Shyhrete Behluli u ndodh përballë vajzës së saj Engjëllushës në lojën e emisionit, ku o duhej të pinte alkool, o të përgjigjej në ca pyetje të vështira.
“Kush këndon më mirë live, unë apo Learta?”, e pyeti Engjëllusha nënën e saj.
“Janë dy zhanre krejt të ndryshme, por Learta pak më mirë”, u shpreh këngëtarja, e cila duket se e eleminoi vajzën e saj, për të mos i prishur punët me nusen e djalit! /Prive.al