Në lidhje prej kohësh, Ledjana ‘zbulon’ pak nga i dashuri kosovar

By

Ledjana Prenga, një nga personazhet më të komentuar televiziv në dy vitet e fundit, prej kohësh është në një lidhje serioze (e besa edhe sekrete) të dashurisë.

Për këtë pjesë, ajo kishte folur në një intervistë për Prive muaj më parë.

Përgjatë kësaj kohe, Ledjana është në një trekëndësh mes Shqipërisë, Kosovës dhe Gjermanisë, e angazhuar me klientet e saj si trajnere personale fitnessi.

E së fundmi, ajo ka ndarë një moment përtej transformimeve me programet online.

Ledjana ka publikuar një “moment” me të dashurin në Prishtinë.

“Eh dashni, dashni”, është shprehur ajo duke u mjaftuar këtë herë vetëm me ‘zbulimin’ e dorës së të dashurit kosovar.

Kur do të vijë dita që ta shohim me fytyrë? Për këtë do na duhet të presim edhe pak me shumë gjasë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm