Dy vite më parë, Prive.al raportoi për të parën herë mbi romancat e djalit të Presidentit Thaçi, Endritit.
Nga ai moment, 19 vjeçari është bërë personazh i preferuar i portaleve për secilën ndodhi në jetën private.
Së fundmi u përfol se ai është në një lidhje të dashurisë me Lotina Hazirin, të bijën e nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri.
Shkas për këto thashetheme u bënë disa fotografi të përbashkëta të dy të rinjëve.
Por, për të parën herë, Lotina ka folur përmes Instagramit. Bukuroshja është shprehur që s’është e dashura e askujt dhe nuk e ka ndërmend të bëhet këngëtare si e ëma. Madje, lajmet në portale i ka quajtur të rreme.
“Nuk jam e dashura e askujt e as se kam ndërmend të bëhem këngëtare. Boll më me fake news’ – deklaron Lotina. /Prive.al