“Në kërkim të Venerës”, me regji të Norika Sefës, merr çmim në Itali

By

Filmi “Në kërkim të Venerës”, me regji të Norika Sefës, e ka korrur edhe një sukses të radhës.

Kësaj here, në Festivalin e Filmit në Trieste të Italisë, “Në kërkim të Venerës” e mori çmimin “Cineuropa”.

Kjo u bë e ditur nga producenti i filmit, Besnik Krapi, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.

Në film luajnë: Kosovare Krasniqi, Rozafa Çelaj, Erjona Kakeli, Basri Lushtaku, Bleon Monolli, Fatushe Nushi, Ajan Zharku, Ermal Bilalli, Tristan Halilaj, Shend Miftari, Anisa Ismajli, Sheqerie Buqaj etj. Me drejtor të fotografisë – Luis Armando Arteaga, montazhë – Stefan Stabenoë, skenografi – Arben Shala, zërim – Risto Alchinov, kostumografi – Desantila Lika, dhe grim – Lidona Berisha.

“Në kërkim të Venerës”, me producent Besnik Krapin, është bashkëprodhim në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, i prodhuar nga Circle Pruduction dhe me bashkëproducent Igor Popovskin dhe Gazmend Nelën. Filmi gjithashtu është mbështetur edhe nga Komuna e Kaçanikut dhe Komuna e Prishtinës.

Artikuj të ngjashëm