Luana Vjollca me plot gojë mund të themi se është shndërruar në avokuese kundër bullizmit.
Ajo përmes rrjeteve të saja sociale po shtron tema nga më të ndryshmet duke ndarë mes tjerash edhe përvojën e saj personale.
Duke dashur të ilustrojë dallimin e jetës në Instagram kundrejt asaj të vërtetë, Luana në këtë rrjet social ka ndarë një foto personale.
Pa grim, përtej filtrave, në gjendje të rëndë emocionale, ajo është shfaqur siç nuk e shohim shpesh.
“Ne kurrë nuk e dimë çfarë fshihet prapa një buzëqeshjeje. Bëhu i sjellshëm” – shprehet mes tjerash ajo. /prive.al