Pak ditë më parë u zhvillua Festivali i komedisë Netflix Is A Joke në Los Angeles, ku në mesin e shumë performuesve ishte edhe prezantuesja/komedianja e njohur, Michelle Ëolf.
Ajo ka kritikuar hapësirën që u jepet grave në qeverisjen amerikane dhe se si Kamala Harris është gruaja e parë nënpresidente e Shteteve të Bashkuara.
Madje, gjatë fjalës së saj ajo mori shembullin e Kosovës, e cila për 13 vite si shtet i pavarur tashmë ka dy presidente gra.
“Amerika është ndoshta vendi i fundit që ka gra në qeveri, nuk është as lider, mund të jetë vetëm nëse Biden fle më gjatë, Kosova ka qenë e pavarur për 13 vjet dhe deri më tani kanë pasur dy gra presidente”, tha Wolf. /Prive.al