Në festën 27-vjetorit, Lori Hoxha pati vetëm 27 miq të ftuar

By

Së fundmi, Lori Hoxha ka festuar ditëlindjen e saj të 27, të cilën e shënoi edhe me një postim në llogarinë e saj në Instagram ku shkruan:

“Kam mbijetuar 9862 ditë në këtë tokë. mirënjohës për të gjitha pengesat, rikthimet, ngritjet, uljet, buzëqeshjet dhe lotët. Pres një udhëtim tjetër rreth diellit dhe faleminderit për shoqërinë tuaj”.

E gjatë mbrëmjes së djeshme, ajo publikoi disa pamje nga festa e saj, ku kishte vetëm 27 të ftuar.

“U zgjova me mesazhe të panumërta që më urojnë dashuri dhe lumturi. Është mahnitëse sesi njerëz të panjohur të vlerësojnë dhe marrin kohë nga dita e tyre për të të dhuruar dashuri dhe jam kaq shumë falënderuese,” shkroi ajo në një postim.

E në ndërkohë, të gjithë ndjekësit dhe fansat e saj, mund të presin momentin kur ajo do të publikojë foto nga festa e mbajtur. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm