Në ditëlindjen e saj, Remzie Osmani i bën dedikimin special Nexhmie Pagarushës duke e quajtur DIVË

By

Këngëtarja e famshme shqiptare Nexhmije Pagarusha, sot feston 83 vjetorin e lindjes.

Dhe përveç faktit që këngëtarja Shyhrete Behluli dhe nusja e saj, sopranoja Learta Jakupi, i dedikuan një këngë me titullin “Për ty Nexhmije”, edhe një këngëtare e muzikës popullore është kujtuar ta urojë Bilbilin e Këngës Shqipe.

 “Diva e këngës shqipe Nexhmie Pagarusha ka ditëlindjen sot ,nga zemra URIME paq shëndet e t’mirat e kësaj bote. U bëfshe 100 vjeçe”, ka shkruar Osmani.

Nexhmije Pagarusha ikona e muzikës shqipe, është e njohur si një grua e cila gjatë gjithë karrierës së saj i ka shërbyer me nder dhe dashuri atdheut të saj përmes artit.

Ajo asnjëherë nuk ka pranuar të këndoj diçka që i tejkalon vlerat tona e të lë pas dore muzikën e mirëfilltë shqipe, këtë më së miri e dëshmon anulimi i një koncerti në Maqedoni, ku i ishte kërkuar të këndojë në gjuhën serbe dhe zonja Nexhmije është larguar nga skena dhe nuk ka kënduar fare.

Nexhmie Pagarusha ka përfunduar shkollën e muzikës në Beograd, dhe gjatë gjithë karrierës së saj artistike ka performuar në koncerte në vende të ndryshme të botës, duke e bërë kështu Kosovën të njohur kudo që ka hedhur hap. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm