Dita e sotme për shumicën prej nesh mund të ketë qenë një ditë e zakonshme e ‘mërzitshme’ sikurse të gjitha të hënat tjera por një gjë të tillë nuk mund ta themi edhe për këngëtarin Blero.
Kjo pasi artisti së bashku me vajzën e tij Taran janë parë në njërën prej qendrave më të mëdha në kryeqytet duke shijuar lojën e ‘Bowlingut’.
E sipas disa fotografive të publikuara nga Blero, statistikat po tregojnë që vajza e tij Tara përkundër se shumë e re në moshë për këtë sport po del të jetë më e zonja se i ati në duke e mundur atë me mjaft pikë diferencë.
Natyrisht se ky fakt do e bëjë këngëtarin që të mburret edhe më tepër me të pasi që ajo që në moshë kaq të re po tregon interesim e arritje në shumë sfera të ndryshme./Prive.al/