Konkurrenti nga Kosova në “American Idol”, Kimi ka shkëlqyer në skenën e këtij formati.
Ai si fillim këndoi një këngë të këngëtarin të njohur, Tom Odell, ku impresionoi jurinë.
Siç e do tradita, në “American Idol” çdo konkurrenti i bëhet një klip për jetën e tyre.
Kimi rrëfeu se si ikën pas luftës në Kosovë për në vendet e perëndimit, dhe për sëmundjet e nënës së tij, ku ai tha se këndimi i tij e gëzon shumë.
E Katy Perry, këngëtare me famë botërorë, foli me nënën e Kimit në telefon.
Ajo i kërkoi atij që të këndoj në shqip për hir të nënës së tij që po e shikon.
E Kim me lot në sy performoi me këngën “Oj Kosovë oj nënë ime”.
Më tutje ai iu tregoi edhe kuptimin e kësaj kënge, që përshtatej me situatën e tij.
“Jam krenar nga kam ardhur, sepse ne kemi kaluar nëpër ferr”, u shpreh Kimi.