Në albumin e tij të ri i cili lansohet me 5-së dhjetor, reperi Buta ka bashkëpunuar me dy emra shumë të njohur të skenës muzikore shqiptare.
Buta i cili e ka lansuar përmbajtjen e albumit të tij në Instagram, ka paralajmëruar këngë me Ledri Vulën por edhe me reperin Gjiko.
Kënga me Ledrin do të quhet “Kohëve të Fundit”, ndërsa ajo me Gjikon “Mahalla”, e po ashtu në këtë album ka plot bashkëpunime të tjera.
Albumi i ri i Butës quhet “Vjeshtë Dimër”, ndërsa ky është albumi i parë që ai e nxori pasi doli nga menaxhmenti “Nësër”, i drejtuar nga Faton Shoshi. /Prive.al