Ndryshime masive në “Portokalli”, priten ikje e rikthime?

By

Programi më jetëgjatë i humorit në Shqipëri, “Portokalli” po vazhdon të krijojë lajm.

Pak javë më parë u tha se i gjithë programi do bartet në një tjetër kanal televiziv.

Për faktin se lajmi erdhi nga portali i një prej humoristëve të emisionit konkurent dhe për shkak të demantit të shpejtë, u dul si një ‘fluskë’ nga këto që janë bërë të shpeshta në portalet shqiptare. Megjithatë, nuk thuhet kot se ku ka zë s’është pa gjë.

Dy portale, Who dhe Anabel kanë raportuar sot pasdite se është e sigurt që regjisori Altin Basha do të largohet për të bërë diçka të re, në një tjetër televizion.

Çështja tashmë është se sa nga kasta e aktorëve do të marrë pas vetes.

Të njejtat raportime flasin se drejtori i TCH, Ben Blushi ka hyrë në negociata për ta rikthyer Agron Llakajn në program, me synimin që të ruajë sa më shumë nga garda e vjetër.

Duket se lëvizjet kanë rikthyer situatën në verën e vitit 2018 kur Blushi u kap nga mediat teksa po negocionte qysh atëherë për rikthimin e Llakajt në “Portokalli”.

“Ishte një ofertë për në “Top Channel”, e cila mbeti në kufijtë e gjërave që diskutohen por nuk realizohen.”

Sipas Llakajt, stafi i “Al Pazar” ishte arsyeja përse vendosi të mos e bënte këtë lëvizje, duke e konsideruar atë një familje.

“Unë në jetën time kam shëtitur e kam rendur shumë, por e vetmja gjë të cilën nuk e kam braktisur ka qenë familja. “Al Pazar” për mua ka qenë familje.” Se a do të ndryshojë diçka kësaj radhe, kjo mbetet të shihet. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm