Sezoni i ri televiziv në Klan Kosova që nis pas një muaji do të jetë vazhdimësi e risive dhe pasurimit të skenës programore.
Drejtori i Klan Kosova, Alaudin Hamiti tregoi në emisionin ‘Ora e mbrëmjes’ për ato që i presin shikuesit në sezonin e ri televiziv.
Njëherësh, Shtatori do të shënojë edhe rikthimin në ekran pas pothuajse dy vite të pauzës të vetë Alaudinit i cili zbuloi emisionin e tij më të ri të quajtur ‘Ndrrimi i natës’.
Ky emision i karakterit argëtues do transmetohet në prime-time nga e hëna në të mërkurë.
Sezoni i ri do sjell edhe një quiz-show me skenograni të paparë në historinë mediale të Kosovës, Orën e Pasdites të ristrukturuar dhe surpriza të tjera. /Prive.al/