Nexhat dhe Remzie Osmani, vëlla e motër, janë dyshet më të këndshme në muzikën shqiptare.
Gjatë karrierës ata kanë bashkëpunuar në këngë, që kanë rezultuar hite në ahengje dhe muajt e verës.
Të dy këngëtarët ishin të ftuar në NIN.
Remzie Osmani dhe Nexhat Osmani, zbuluan shumë të pathëna nga jeta e tyre.
Në rubrikën “Haje ose thuaje” këngëtarja i parashtroi një pyetje lidhur me bashkëpunimet e shumta.
Për cilin bashkëpunim je pishman? e pyeti këngëtarja derisa Nexhat Osmani hezitoi në përgjigje megjithatë u përgjigj se projekti muzikor “Gjerdani i dashurisë” është ai bashkëpunim.
Ndërkohë, këngëtari nuk e zbuloi arsyen e kësaj përgjigje sidoqoftë kjo është një nga këngët më të pëlqyera të dyshes.