Fillimisht i kishte ndodhur aktorit të njohur botëror, Richard Gere, i cili ishte ngatërruar me një të pastrehë në rrugët e New Yorkut, derisa po xhironte një film.
Ndërsa tani, është aktori Anthony Hopkins, që është futur aq thellë në rolin e tij si “Mbreti Lir”, sa është ngatërruar me një të pastrehë nga qytetarët në Londër.
Aktori luan në një edicion të ri të dramës së Shekspirit, “Mbreti Lir”, të adoptuar nga BBC, e aktori ka dalë në rrugët e qytetit i veshur si i pastrehë për të xhiruar.
Njerëzit i janë afruar për t’i ofruar ndihmë, e i kanë treguar se ku mund të gjejë ushqim dhe strehë, shkruan Independent, transmeton Prive. /Prive.al