Askujt nuk do i shkonte mendja deri më tani, se Flori Mumajesi dhe Bleona Qereti do mund të ishin një cift.
Por ja që edhe ky kombinim u bë, e madje në një studio televizive.
Këngëtari Mumajesi e Bleona, janë zgjedhur si kombinimi më i mirë për një çift nga dy gazetarë që po diskutonin rreth kësaj çështjeje.
Aktori që flet me gazetarin në studio për Mumajesin e Qeretin, është Gent Hazizi, ndërsa është këngëtarja ajo që ka reaguar me fjalë të ashpra karshi tyre në profilin e saj në Instagram.
“Ja pra zemra Flori Mumajesi, na martuan edhe ne. Bëfshi hajër – do ta kemi parasysh”, ka shkruar Qereti në Profilin e saj në Instagram.
Ndërsa më pas ajo ka publikuar edhe një tjetër mesazh përplot nervozë, duke i thënë mediokër personit që po fliste për martesë në mes dy këngëtarëve. /Prive.al