Ndodhi ajo që nuk pritej, Hart dorëhiqet si nikoqir i Oscar’s

By

Kevin Hart, komediani amerikan që dy ditë më parë u shpall si nikoqiri i sivjetmë i ceremonisë së ndarjes së çmimeve Oscar’s, është tërhequr nga ky rol.

Të premten Hart e ka publikuar një kërkimfalje për komunitetin LGBTQ në Twitter për deklaratat e tij ofenduese që kishte bërë karshi tyre dhe ka thënë se nuk do e drejtojë ceremoninë këtë vit, që të mos bëhet ai shpërqendrimi.

“Kam vendosur që të largohem nga pozicioni i nikoqirit të Oscarit të këtij viti”, ka thënë Hart në Twitter.

“Kjo për shkak se nuk dua që të bëhem shpërqendrim në një natë që iu dedikohet shumë artistëve të talentuar. U kërkoj falje për fjalët e mia insensitive për komunitetin LGBTQ nga e kaluara ime”, ka shkruar Hart. /Prive.al

 

 

 

 

Artikuj të ngjashëm