Nëntë vjetori i shpalljes së pavarësisë së Kosovës sonte po pritet në mënyra të ndryshme.
Dikush mund ta mos shohë të arsyeshme të festojë, e të tjerë që po e bëjnë një gjë të tillë kanë zgjedhur opsionin më të mirë të mundshëm në kryeqytet – festën në 13 Rooftop.
Klubi i natës i ranguar si një prej më të mirëve në Prishtinë për 17-tin kishte premtuar një festë të ‘çmendur’ e cila ka rezultuar të jetë e tillë me plot kuptimin e fjalës.
Në prani të shumë personave, Freaky Boy e DJ Dagz kanë ndezur ‘motorët’ e festës në një mbrëmje të paharrueshme për gjithë të pranishmit.
Me pamjen e mahnitshme të kryeqytetit në 360 gradë prej katit më të lartë të hotelit Grand si qershia mbi tortë, festa pritet të vazhdojë deri në orët e hershme të mëngjesit. /Prive.al
l/