Ndezja e qirinjve për viktimat serbe indinjon thellë Arbenitën

By

Mbrëmë, në hapësirat e jashtme të Teatrit Kombëtar u ndezën qirinj në kujtim të nëntë viktimave në Beograd, në sulmin e parë që u krye nga një 14 vjeçar.

Organizimi ishte i shoqërisë civile por në të u panë edhe figura politike, përfshirë Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun.

Por ky veprim duket se nuk i ka pëlqyer modeles Arbenita Ismajli.

Ndonëse është jashtë me punë dhe ka festuar ditëlindjen ditën e djeshme, ajo nuk ka mbetur pa e parë e komentuar zhvillimin.

Ismajli ka zgjedhur Instagramin për t’i thënë dy fjalë.

“Marre, marre, marre. E keni kënaq popullin tonë, gratë shqiptare, edukimin e fëmijëve shqiptarë dhe edhe kjo iu ka mbetë”, është shprehur Arbenita në Instagram.

Modelja në këtë formë ka treguar se vetë nuk pajtohet me solidarizimin në nderim të viktimave në Beograd. /prive.al

Artikuj të ngjashëm