Selena Gomez i ka dalë në përkrahje të dashurit të saj Justin Bieber edhe njëherë në një ndeshje hokei në Los Angeles gjatë kësaj të mërkure.
25 vjeçarja Gomez ishte veshur tamam për kohën e ftohtë, një palë xhinse dhe një bluzë të hirtë, ndërsa 23 vjeçari Bieber, kishte veshur uniformën e hokeit.
Ajo u shfaq krejtësisht natyrale dhe fytyra i dukej shumë e freskët, ndërsa flokët i kishte lënë në kaçurrelat e saj natyrale dhe të lira.
Çifti janë fotografuar duke u larguar edhe nga vendi bashkë, e Selena është parë duke hipur në veturën e këngëtarit Bieber. /Prive.al