Ka vdekur anëtari i njërit nga rep grupet e para në Shtetet e Bashkuara të Amerikës “The Roots”.
Malik Abdul Basit, ka vdekur në moshën 47-vjeçare.
Njoftimin e ka dhënë grupi i tij në rrjetet sociale, njofton CNN përcjell Klan Kosova.
“Me zemër të thyer e me sy të përlotur ju informojmë me keqardhje për ikjen e vëllait tonë të dashur dhe anëtarit të Roots, Malik Abdul Basit”.
Grupi nuk e tregoi shkakun e vdekjes së reperit e vdekja e tij u konfirmua edhe nga kushëriri i tij Don Champion në Twitter.
Malik B jetonte e vepronte në Filadelfia.