Larry King, transmetuesi amerikan dhe intervistuesi i personazheve të famshëm dhe publik, ka vdekur në moshën 87 vjeçare. Ai ishte shtruar në spital në qendrën mjekësore Cedars-Sinai në Los Angeles me simptomat e koronavirusit.
Një deklaratë në llogaritë e mediave sociale të Kingu-t konfirmoi lajmin të shtunën.
“Për 63 vjet nëpër platformat e radios, televizionit dhe mediave dixhitale, shumë mijëra intervista, çmime dhe vlerësime globale të Larryt qëndrojnë si një dëshmi e talentit të tij unik dhe të qëndrueshëm si transmetues.”
Burimi: The Guardian