Reperi Visar Shala ka qenë pjesë e shtypit javën që e lamë pas për shkak të një romance të mundshme me këngëtaren Samanta Karavella por që lajmi doli të mos jetë i vërtetë.
Mirëpo në jetën e tij ka ndodhur diçka tjetër që do lë gjurmë. Gjyshi i tij ka ndërruar jetë sot dhe këtë e ka bërë të ditur Skivi përmes llogarisë së tij në instagram.
Përmes një fotografie që ka publikuar reperi ka shkruar:
“Jom me fat që dola n’kët botë dhe trashëgoj gjakun dhe traditën tënde gjyshi im. Ty gjyshja ime e dashur, ngushëllimet më të thella për humbjen që e përjetove”. /Prive.al