Banori i Big Brother VIP Kosova, Stresi ka folur sot rreth gjyshit të tij të ndjerë, derisa ka zbuluar se i njëjti ka ndërruar jetë teksa bashkë ishin duke zhvilluar një video telefonatë.
Stresi po ashtu ka zbuluar se edhe emrin ‘Arkimed’ e ka të pagëzuar po nga gjyshi i tij.
“Gjyshi im ka ndërruar jetë në moshën 97-vjeçe, gjashtë muajt e fundit më tha ‘s’ka gjë më të shkurtër se jeta’. Mua gjyshi më ka vdekur duke folur në kamerë me të, ai ma ka ngjitur emrin ‘Arkimed’. Nëna ishte duke bërë lutjet e fundit, sepse nëna ime falet pesë vakte”, ka thënë Stresi pos tjerash.
Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.