Ndarja e Eva Muratit me Genarin – djali i Jozefina Topallit ka një përgjigje

By

Ditë më parë, mediat online u mbushën me lajmin se moderatorja e njohur e sportit, Eva Murati, i dha fund lidhjes me djalin e ish-kryeparlamentares së Shqipërisë, Jozefina Topalli, Genarin.

Dyshimet për ndarjen e çiftit lindën pasi Eva fshiu të gjitha fotografitë e saj me Genarin dhe madje as për ditëlindje nuk e uroi.

I pyetur nga ‘Panorama Plus’, Genar Topalli është përgjigjur: “Unë jam thjesht një student dhe nuk përbej lajm për mediat. Gjithsesi dje ka reaguar Eva dhe ka dhënë një përgjigje”.

Ndërkaq prezantuesja e njohur deklaroi se ka vendosur që të mos e bëjë më publike jetën e saj private.

“Tani që dua të mbaj personale jetën private duhet medoemos të jemi ndarë”, ka thënë Eva.

Artikuj të ngjashëm