Me një postim në rrjete sociale, Ermat Meta njoftoi se mësuesja që e frymëzoi për këngën “Vietato Morire” është ndarë nga jeta.
Pikërisht me këtë këngë, artisti konkurroi në spektaklin e madh italian “Sanremo” dhe zuri vendin e tretë.
Frymëzimi për këngën i erdhi nga mësuesja e tij e cila u nda nga jeta në moshën 78-vjeçare.
Në postimin e tij, Ermali tregon se i kishte premtuar mësueses se do e vizitonte këtë verë, duke qenë se do të mbajë dhe një koncert në Shqipëri.
“Mësuese Margarita nuk është më. Kisha premtuar që ta vizitoja një ditë pas koncertit që do të bëj në Shqipëri këtë verë. Do kisha dashur ta përqafoja dhe ta falënderoja. Jam i sigurt se do të kisha gjetur të njëjtin shikim të ëmbël që gjeja sa herë që hyja në klasë dhe të mos mundem ta bëj më këtë gjë më dhemb. Përshëndetje mësuese, fëmijët e tu të përshëndesin dhe unë të falënderoj për të gjitha përkëdheljet e tua në secilën prej plagëve të mia”, shkruan Ermal Meta duke publikuar dhe foto të mësueses së tij. /Prive.al