I’u deshën shumë vite punë për të ardhur këtu ku është sot, madje Filloreta Raçi fshihet pas shumë hiteve të mëdha në diskografinë shqiptare.
Ndërsa, hiti më i madh i saj deri më tani është “Zhurmë” e shpallur ‘Kënga Hit’ në festivalin “Kënga Magjike 2017”.
Tani, Fifi ka gati projektet pasuese të saj, dhe ndryshe nga të gjithë ka vendosur që të shtunën ti publikoj dy këngë.
“Nanush 1” dhe “Nanush 2” titullohen këto klipe që nesër lançohen në ora 17:00. Titulli i saj bazohet në një shprehje që ajo e përdor shumë sidomos në kyçjet live, ku të gjithëve i drejtohet me “Nanush”.
Por cili “nanush” do ti këndoj në këto këngë, do e kuptojmë pas 28 orëve./Prive.al