Është nëntor. Temperaturat kanë filluar të bien dhe të gjithë po kërkojnë dikë të veçantë për t’i mbajtur ngrohtë. Romanca gjatë këtij muaji është e pashmangshme, veçanërisht sepse këtë vit kështu është shkruar dhe në yje.
Do të përjetoni marrëdhënie intensive, sa një njohje e shkurtër do t’ju duket sikur ka zgjatur prej vitesh të tëra, shkruan Anabel.
Në aspektin astrologjik, nëntori do jetë padyshim më romantik për këto 3 shenja:
– Binjakët: Do vidhni gjithë vëmendjen dhe do të bini në sytë e partnerit tuaj të ardhshëm!
– Gaforrja: Do dilni nga guacka juaj dhe do të lulëzoni, në krahët e një partneri potencial.
– Akrepi: Ju po manifestoni dhe romanca është një nga dëshirat që do t’ju realizohet!