Mr. Rex me koleksion të ri

By

Nesër do të publikohet koleksioni i ri i veshjeve nga Mr Rex. Ky koleksion i fundvitit është ‘limited edition’ dhe përmban veshje vetëm për meshkuj.

E veçanta e tij është që përmes faqes së internetit, ato do mund të blihen kudo në botë pa marrë parasysh vendin.

Dizejnatori Rexhep Zylfiu, përmes kësaj linje luksoze ka dashur të paraqesë një mashkull të fuqishëm dhe elegant.

Ndryshe, brendi i veshjeve për meshkuj Mr Rex, që është formuar tash e një kohë, është përqafuar edhe nga fytyra të shumta publike që kanë zgjedhur pikërisht këto veshje për paraqitjet e tyre. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm